Më 07.04.2026, rreth orës 01:10, në rrugën “Magjistralja e Adriatikut” në Shkup, nëpunës policorë nga SP Mirkovc e kanë privuar nga liria A.I. (22) nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “kontrabandë” sipas nenit 278 të Kodit Penal. Gjatë kontrollit të një automjeti transportues “Mercedes” me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte, është gjetur një sasi e madhe mallrash pa dokumentacion. Pas dokumentimit të rastit, ndaj A.I. do të parashtrohet kallëzim penal përkatës.