Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Janë privuar nga liria 13 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, prej tyre gjashtë kanë ngarë pa patentë shoferi

Janë privuar nga liria 13 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, prej tyre gjashtë kanë ngarë pa patentë shoferi
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e shtetit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 13 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Prej tyre, gjashtë kanë ngarë pa patentë shoferi, nga të cilët dy në Shkup, dy në Prilep dhe nga një në Manastir dhe në Sveti Nikollë.
Katër persona (nga një në Kërçovë, Hanet e Mavrovës, Shkup dhe Koçan) kanë ngarë edhe pse kanë pasur ndalim aktiv për drejtim, ndërsa një person ka ngarë nën ndikimin e alkoolit në Shkup. Në Prilep, një person ka ngarë edhe nën ndikimin e alkoolit edhe me ndalim aktiv për drejtim, ndërsa në Kavadar, një person ka ngarë pa patentë shoferi, si dhe nën ndikimin e alkoolit. Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale.
U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin për patentë shoferi, ose nëse u është shqiptuar masë ndalimi për drejtim ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit dhe së bashku të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt.

Accessibility Menu