Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Toshkovski dhe Saiti: MPB dhe Kryqi i Kuq janë shembull i bashkëpunimit të shkëlqyer të cilin vazhdojmë ta avancojmë

Toshkovski dhe Saiti: MPB dhe Kryqi i Kuq janë shembull i bashkëpunimit të shkëlqyer të cilin vazhdojmë ta avancojmë

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Maqedonisë Sait Saiti nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi ndërmjet MPB-së dhe Kryqit të Kuq.

Memorandumi paraqet bazë për bashkëpunim të mëtejshëm institucional në fushën e veprimit humanitar, parandalimit dhe reagimit gjatë situatave të krizave dhe atyre të jashtëzakonshme, aktiviteteve të përbashkëta në fushën e sigurisë, edukimit, trajnimit, si dhe avancimin e vullnetarizmit dhe solidaritetit në bashkësi. Me nënshkrimin do të mundësohet koordinimi më efikas ndërmjet dy institucioneve në interes të qytetarëve dhe mirëqenies së tyre.

Ministri Toshkovski i shprehu mirënjohje të madhe Kryqit të Kuq për gjithë ndihmën e deritashme që i ka dhënë si ministrisë, ashtu edhe shtetit dhe qytetarëve dhe theksoi se avancimi i bashkëpunimit ka për qëllim rritjen e efektit pozitiv mbi shtetin dhe qytetarët.
 "Ky lloj bashkëpunimi institucional duhet të jetë shembull se si duhet të zhvillohet një bashkëpunim i suksesshëm në interes të shtetit. Ky memorandum bashkëpunimi që po e nënshkruajmë sot vetëm që do të forcojë më tej themelet për avancimin e tij edhe në të ardhmen. Jam i sigurt se rezultatet që do t’i japim në të ardhmen do të jenë ende më të mira falë avancimit të këtillë", theksoi ministri Toshkovski gjatë nënshkrimit të memorandumit.

Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq Sait Saiti theksoi se bashkëpunimi i deritashëm ndërmjet dy institucioneve është më se i kënaqshëm, ndërkaq në drejtim të avancimit të tij po nënshkruhet ky memorandum i cili rregullon fushat e reja të bashkëpunimit të përbashkët të cilat do t'i përballojnë me më efikasitet sfidat e reja që na imponohen.

"Duke zbatuar dispozitat e memorandumit do të mund të nxjerrim dhe të prodhojmë forma të reja bashkëpunimi që do të mundësojnë të rrisim efektet humanitare të punës sonë në shoqëri", theksoi sekretari i përgjithshëm Saiti.

Accessibility Menu