Më 15.07.2025 në orën 04.30, nëpunësit policorë të Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Kumanovë e privuan nga liria F.A. (31) nga Kumanova. Gjatë kontrollit të trafikut rrugor në Kumanovë, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh "Opel", të cilin e drejtonte F.A., dhe pas marrjes së masave, u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 1.57 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "drejtimi i pakujdesshëm i automjetit motorik".