Ministria e Punëve të Brendshme dhe Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot (16.07.2025) me fillim në orën 11.00, do të nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi në ambientet e Kryqit të Kuq të RMV-së.
Pas ngjarjes, deklarata për mediat do të japin ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RMV-së Sait Saiti.
Ftojmë mediat që ta përcjellin këtë ngjarje.