Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Tre ditët e kaluara 2490 kundërvajtje komunikacioni në territorin e mbarë vendit

Tre ditët e kaluara 2490 kundërvajtje komunikacioni në territorin e mbarë vendit

Gjatë tre ditëve të kaluara të kësaj jave (14./15./dhe 16.07.2025), nëpunësit policorë nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara të komunikacionit në rrugët e mbarë vendit, regjistruan gjithsej 2490 urdhërpagesa bazuar në kundërvajtet e ndryshme nga Ligji për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, ndërsa në një masë më të vogël edhe në bazë të Ligjit për Automjete.

Kështu, për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes u shqiptuan 513 kundërvajtje, për parkim të parregullt 657, ndërsa 251 pjesëmarrës në komunikacion u mënjanuan nga komunikacioni për shkak të mosposedimit të patentë shoferit. Gjithashtu, për 89 pjesëmarrës në komunikacion u shqiptuan kundërvajtje për shkak të mos përdorimit të rripit të sigurisë, 103 persona u sanksionuan për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit dhe 153 persona të tjerë për shkak të mosmbajtjes së helmetës mbrojtëse.

Përveç kësaj, janë regjistruar nëntë raste të kalimit në sinjalin e kuq, ndërsa janë shqiptuar madje 185 urdhërpagesa për kundërvajtje për këmbësorët, ndërsa nga komunikacioni u mënjanuan 26 shoferë për shkak të drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Në përputhje me Ligjin për Automjetet, në tre ditët e theksuara të kësaj jave, u shqiptuan 12 kundërvajtje në bazë të automjeteve me parregullësi teknike dhe 56 në bazë të automjeteve që nuk ishin të regjistruara.

Kontrollet e komunikacionit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit dhe të kontribuojnë së bashku për rrugë më të sigurta.

Accessibility Menu