Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ka zbardhur rastin në të cilin gjatë ditës së djeshme (03.09.2025) në Tetovë ishin sulmuar fizikisht dy të mitur.
Më 03.09.2025 në orën 22:30 në rrugën "Prilepska" në Tetovë, nëpunësit policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria N.Q. (20) nga Tetova, më 04.09.2025 në orën 12:10 në rrugën "Ilindenska" e privuan nga liria D.D. (23) nga f. Radiovcë, dhe gjithashtu, është kryer edhe bisedë zyrtare me 16 të mitur. Ata dyshohet se reth orës 18:00 në rrugën "Blagoja Toska" në Tetovë në grup, kanë sulmuar fizikisht një 17-vjeçar dhe një 15-vjeçar, të dy nga f. Dobroshtë, komuna e Tearcës, të cilët po dilnin nga shkolla e mesme.
Në të vërtetë, sipas denoncimit të prindërve të tyre Q.E. (50) dhe H.I. (43) nga fshati Dobroshtë, djemtë e tyre ishin me një të mitur tjetër, i cili arriti të ikë, ndërsa anëtarët e grupit ishin tifozë të klubit të futbollit të Tetovës. Pas sulmit, dy të miturit janë transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës për dhënien e ndihmës mjekësore. Pas dokumentimit të rastit, në bashkëveprim me prokurorin publik, kundër sulmuesve do të ngrihen kallëzime përkatëse.