Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Promovimi i Protokollit për Bashkëpunim ndërmjet MPB-së dhe PP-së në Manastir

Promovimi i Protokollit për Bashkëpunim ndërmjet MPB-së dhe PP-së në Manastir
Sot (03.09.2025) në Manastir, ndihmësdrejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Ilija Çalshev Menis dhe kryeshefi i Departamentit për Goditjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë Filip Filipovski morën pjesë në promovimin e Protokollit për Bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë Publike nën patronazhin e OSBE-së.
 
Miratimi i këtij dokumenti është me rëndësi thelbësore për bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve në mënyrën e zhvillimit të procedurës penale, ndërsa mbështetja e OSBE-së është një tregues i mjaftueshëm se jemi në rrugën e duhur drejt vendosjes së vlerave dhe praktikave evropiane për sundimin e ligjit dhe zhvillimin e procedurave penale në të gjitha aspektet.
 
"Ajo që është e rëndësishme është se edhe dokumenti i hartuar më mirë, mbetet vetëm një copë letër e arkivuar nëse nuk zbatohet në mënyrë konsistente nga të faktorët. Pavarësisht protokollit, ardhmëria e punës kriminalistike qëndron në futjen e digjitalizimit të plotë, zhvillimin e platformave të përbashkëta digjitale me Prokurorinë Publike dhe në fund fazën e fundit me gjykatat", tha, ndër të tjera, ndihmësdrejtori Çalshev Menis.
 
Ai theksoi se MPB-ja mbetet e përkushtuar në luftën kundër të gjitha sferave të krimit, duke avancuar dhe duke përdorur praktikat evropiane dhe globale për luftën efikase kundër krimit klasik dhe të organizuar.

Accessibility Menu