Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kallëzim penal kundër nëpunësit policor që sulmoi këshilltaren dhe inspektorët e qytetit të Shkupit, të cilët vërtetuan se është kyçur në mënyrë të paligjshme në rrjetin e kanalizimit

Kallëzim penal kundër nëpunësit policor që sulmoi këshilltaren dhe inspektorët e qytetit të Shkupit, të cilët vërtetuan se është kyçur në mënyrë të paligjshme në rrjetin e kanalizimit
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, i Hetimeve Kriminalistike dhe i Standardeve Profesionale pranë MPB-së në Prokurorinë Themelore Publike kompetente për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Shkup - Njësi e Specializuar për Hetimin dhe Ndjekjen e Veprave Penale të Kryera nga Persona me Autorizime Policore dhe nga Pjesëtarë të Policisë së Burgjeve ngriti kallëzim penal kundër B.M., nëpunës policor në Njësinë për Çështje Kriminalistike Çair pranë SPB Shkup për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale "Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e veprimit zyrtar" sipas nenit 382, paragrafi 1 i Kodit Penal.
 
Me datën 05.07.2025, inspektorët e qytetit të Shkupit konfirmuan se në komunën e Shuto Orizarës kishte kyçje të paligjshme në sistemin e kanalizimit nga ana e nëpunësit policor B.M., ndërsa ai u është kërcënuar të pranishmëve, ka përdorur forcë fizike ndaj këshilltares së qytetit të Shkupit I.V. dhe i ka penguar inspektorët e qytetit të Shkupit që të incizonin me telefonat e tyre celularë me qëllim që të dokumentojnë situatën e gjetur në terren, me çka e ka penguar mbikëqyrjen inspektuese.
 
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, i Hetimeve Kriminalistike dhe i Standardeve Profesionale kundër nëpunësit policor B.M. do të paraqesë propozim për fillimin e procedurës për shkeljen e rendit të punës dhe disiplinës dhe do të shqiptojë masa të detyrueshme për konfiskimin e armës dhe municionit zyrtar dhe largimin nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore.

Accessibility Menu