Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kallëzim penal ndaj pesë të punësuarve në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë për „keqpërdorimin e detyrës dhe autorizimit zyrtar“

Kallëzim penal ndaj pesë të punësuarve në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë për „keqpërdorimin e detyrës dhe autorizimit zyrtar“
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër R.Е.(51) nga f.Sllupçan, komuna e Likovës, Z.А.(59) nga Shkupi, N.B.(61) nga Manastiri, А.B.(59) nga Shkupi dhe S.К.(58) nga Shtipi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar“. Më 30.05.2024 ishte ushtruar kontroll në hapësirat e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë-Njësia rajonale Kumanovë dhe nga kontrolli i kryer në listat e rregullsisë ishte konstatuar se i denoncuari i parë-i punësuar në Njësinë rajonale Kumanovë në në vendin e punës referent i ri-arkivist, në periudhën nga 01.12.2018 deri më 30.04.2024 nuk ka ardhur fare në punë, ndërsa ka marrë rregullisht rrogë dhe kontribute nga mjetet buxhetore.
 
 I denoncuari i dytë Z.A., ushtrues detyre drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë deri më 14.12.2020, me vetëdije ka lejuar që i denoncuari i parë të marrë rrogë dhe kontribute edhe pse nuk i ka kryer detyrat e tij të punës. I denoncuari i tretë N.B., ushtrues detyre drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, nga data 15.12.2020 deri më 03.07.2024 ka lejuar vazhdimin e pagesës së rrogave për R.E., i cili nuk është paraqitur në punë gjatë gjithë angazhimit të tij në punë. I denoncuari i katërt A.B., në vendin e punës udhëheqës i njësisë për çështje financiare në Agjenci, në periudhën nga dhjetori 2018 deri në prill 2024, pa kryer verifikimin e duhur të rregullsisë, ka nënshkruar raportet financiare dhe ka miratuar pagesën e rrogave mujore dhe kontributeve të të denoncuarit të parë edhe pse nuk ka qenë në listat e pranisë.
 
 I denoncuari i pestë S.K., i punësuar si udhëheqës i njësisë në agjenci, nga dhjetori 2018 deri në prill 2024 nuk ka marrë masa për parandalimin e gjendjes së paligjshme në lidhje me të denoncuarin e parë.
Me këto veprime të denoncuarit të parë i janë paguar në mënyrë të paligjshme 1.159.081 denarë, ndërsa buxheti i shtetit është dëmtuar me një shumë prej 1.682.759 denarësh.

Accessibility Menu