Më 04.09.2025 në NJPB Gostivar ishte denoncuar se rreth orës 20:25 në rrugën rajonale Gostivar – f. Gradec, në f. Dobridol, rrethi i Gostivarit, një automjet pasagjerësh "Reno" me targa të Gostivarit, i drejtuar nga G.B. (30) nga f. Vrapçishtë, rrethi i Gostivarit, ka goditur këmbësorin Z.Sh. (65) nga f. Dobridol. Pas aksidentit, këmbësori Z.Sh. është dërguar në Qendrën Mjekësore të Gostivarit ku ka ndërruar jetë, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen.
Me urdhër të prokurorit publik, ndërsa sipas nenit 300 të Kodit Penal - "krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion", rreth orës 21:10, u privua nga liria vozitësi G.B.. Ai është ndaluar në stacion policor dhe kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës. Ekspertizë në vendgjarje bënë prokurori publik dhe ekipi hetimor i SPB Tetovë - NJPB Gostivar.