Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

SPB Shkup zbardhi rastin e shtetasit të ndjerë turk

SPB Shkup zbardhi rastin e shtetasit të ndjerë turk
SPB Shkup zbardhi rastin e shtetasit turk M.A.O. (61), për të cilin dje (23.09.2025) rreth orës 16:40 në SPB Shkup nga Kompleksi i Klinikave "Nëna Terezë" u denoncua se është sjellë me lëndime të rënda trupore një person me automjet privat, i cili pasi e ka lënë të lënduarin, është larguar me automjetin, ndërsa i lënduari shpejt ka ndërruar jetë.
 
Nga Njësia për Krime të Dhunshme pranë SPB Shkup janë ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse, është gjetur automjeti "Honda Civik" dhe H.M., i cili e ka sjellë të lënduarin në spital. Është kryer bisedë zyrtare dhe autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe është konfirmuar se shtetasi i ndjerë turk teksa ka punuar në një objekt në ndërtim e sipër në lagjen Stopanski Dvor në Shkup, ka rënë nga lartësia.
 
Për ngjarjen është njoftuar Inspektorati i Punës dhe prokurori publik.

Accessibility Menu