Sot (23.09.2025) rreth orës 15.40 në pikën pagesore Milladinovc, nëpunës policorë nga Njësiti për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup arrestuan A.S., N.Z. dhe M.A., të gjithë nga Koçani, të cilët ndodheshin në automjetin e pasagjerëve "Polo" me targa të Koçanit, sepse tek ta ishte gjetur dhe sekuestruar një materie pluhurore ngjyrë kafe. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.