Njësiti për Krime të Dhunshme - Njësia për Dhunë në Familje pranë SPB Shkup në PTHP Shkup ngriti kallëzim penal me procedurë urgjente kundër I.S. (41) nga Shkupi, i cili më 20.09.2025 dhe 21.09.2025 sulmoi fizikisht nënën e tij 68-vjeçare dhe dëmtoi sende të ndryshme në oborrin e shtëpisë familjare.
Menjëherë pas pranimit të kallëzimit, janë ndërmarrë masa dhe veprime përkatëse dhe I.S. është privuar nga liria, janë siguruar provat e nevojshme dhe është ngritut kallëzim penal me procedurë urgjente për shkak të kryerjes së veprave penale "Lëndim trupor" sipas nenit 130 paragrafi 2 i Kodit Penal dhe "Rrezikimi i sigurisë" sipas nenit 144 paragrafi 3 i Kodit Penal. Nga gjykatësi i procedurës paraprake i është caktuar masa e paraburgimit prej tetë ditë.