Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ekipi policor i shpëton alpinistët - shtetas belgë në komunën Qendër Zhupë

Ekipi policor i shpëton alpinistët - shtetas belgë në komunën Qendër Zhupë

Me datë 22.09.2025, në orën 19:13, në NJPB Dibër është pranuar thirrje për ndihmë nga disa shtetas belgë të cilët po bënin alpinizëm në brezin malor mbi Dibër, por ishin sulmuan nga qentë. Është konstatuar se ata janë ndodhur në afërsi të fshatit Novak, komuna Qendër Zhupë, kështu që ekipi policor me automjet terreni është nisur menjëherë për në fshat, ku së bashku me rojtarin e gjahut nga fshati Novak i kanë gjetur tre alpinistët, shtetas belgë L.M. (42), M.L.K. (62) dhe J.J. (41), të cilët janë transportuar në mënyrë të sigurt deri te automjeti motorik i tyre. Ata shpjeguan se pasi kishin ngritur një tendë kampingu, ishin sulmuan nga qen barinjsh, ndërsa duke ikur janë ngjitur në një shtyllë për telefoni celulare. Personat ishin në gjendje të mirë shëndetësore, pa lëndime.

Accessibility Menu