Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ndalohet shoferi në Shtip, drejtoi automjetin nën ndikimin e alkoolit

 Ndalohet shoferi në Shtip, drejtoi automjetin nën ndikimin e alkoolit
Sot (25.09.2025) në orën 01:08 në Shtip, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shtip e privuan nga liria A.T. (54) nga Italia.
 
Gjatë kontrollit të trafikut rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh "Shkoda" me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, me ç'rast konstatuan se automjetin e ka drejtuar nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu konstatuan 1.68 promilë alkool në gjak.
 
Ai u mënjanua menjëherë nga trafiku dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "Drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik".

Accessibility Menu