Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

SPB Shkup e gjeti dhe e dënoi shoferin i cili me automjet lëvizte në shtegun për këmbësorë përgjatë Vardarit

SPB Shkup e gjeti dhe e dënoi shoferin i cili me automjet lëvizte në shtegun për këmbësorë përgjatë Vardarit

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetin social „TikTok“, në të cilën shihet një person i panjohur mashkull duke drejtuar një automjet motorik të udhëtarëve „Volkswagen Touran“ me targa të Shkupit nëpër shtegun për këmbësorë përgjatë lumit Vardar, përkatësisht në një sipërfaqe të papërshtatshme për qarkullim, nga SPB Shkup – Njësia për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor janë ndërmarrë masa.

 

Shoferi është gjetur dhe sot (18.09.2026) është ftuar, me ç’rast ndaj kryerësit është përpiluar procesverbal për kundërvajtje të konstatuar në pajtim me Ligjin për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, të cilën e ka paguar.

 

Accessibility Menu