Sot (17.09.2026), në Gostivar, nëpunës policorë të Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Njësia për Kërkime, Seksioni për kërkimin e personave, në bashkëpunim me nëpunësit policorë të Njësisë për Punë të Brendshme në Gostivar, e kanë privuar nga liria E.A. (42) nga Gostivari, i cili ishte arratisur nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Burgu „Idrizovë“.
E.A. ishte dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 12 vjet e 8 muaj për veprat penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“, në përputhje me nenin 215, si dhe „vjedhje“, në përputhje me nenin 236 të Kodit Penal.
Pas privimit nga liria, personi i është dorëzuar Institucionit Ndëshkues-Përmirësues Burgu „Idrizovë“, për vuajtjen e dënimit të shqiptuar me burg.