Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Zbardhen dy vjedhje në Tetovë, privohen nga liria dy persona, vijojnë kallëzimet

Zbardhen dy vjedhje në Tetovë, privohen nga liria dy persona, vijojnë kallëzimet
Më 17.09.2026, në orën 12:00 dhe 14:50, në fsh. Poroj, rrethina e Tetovës dhe në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë i kanë privuar nga liria S.K. (27) nga fsh. Poroj dhe A.C. (19) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara se kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”, sipas nenit 236 të Kodit Penal. S.K. dyshohet se gjatë natës më 15/16.09.2026 me përdorim force ka hyrë në një objekt tregtar në Tetovë, pronë e I.O. (52) dhe ka marrë para dhe disa produkte.
Ndërsa, S.A. (55) nga Tetova ka denoncuar se A.C. duke iu kërcënuar i ka marrë para djalit të saj të mitur. Ata janë mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rasteve ndaj tyre do të vijojnë kallëzime përkatëse.

Accessibility Menu