Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesëtarët e NjSA „Tigrat“ me rezultat të shkëlqyer në garën ndërkombëtare „Shtit Domovine“ në Dubrovnik

Pjesëtarët e NjSA „Tigrat“ me rezultat të shkëlqyer në garën ndërkombëtare „Shtit Domovine“ në Dubrovnik
Në periudhën nga 14 deri më 19 shtator 2026, dy pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pjesëtarë të Njësisë Speciale Antiterroriste „Tigrat “, marrin pjesë në garën ndërkombëtare „Shtit Domovine“ (Mburoja e atdheut) në Dubrovnik, Republika e Kroacisë.
Pas përfundimit me sukses të kualifikimeve dyditore për garën kryesore, pjesëtarët e NjSA „Tigrat “ morën pjesë në garën kryesore në gjatësi prej 28 kilometrash, me një diferencë në lartësi prej 927 metrash, në të cilën pjesëmarrësit përballen me një sërë pengesash komplekse që kërkojnë përgatitje të lartë psikofizike dhe taktike.
Në kategorinë e garuesve të huaj, pjesëtarët e NjSA „Tigrat“ zunë vendin e 4-t dhe të 5-të, nga gjithsej nëntë garues, në konkurrencë me përfaqësues nga Austria, Sllovenia dhe Hungaria, si dhe me pjesëtarë të Ushtrisë së Republikës së Kroacisë.
Në renditjen e përgjithshme, nga gjithsej 86 garues, pjesëtarët e NjSA „Tigrat zunë vendin e 23-të dhe të 24-t.
Pjesëmarrja në gara të tilla ndërkombëtare paraqet mundësi për verifikimin dhe avancimin e përgatitjes fizike, psikologjike dhe taktike të pjesëtarëve të njësisë, si dhe për shkëmbimin e përvojave me pjesëtarë të forcave të sigurisë nga vendet e tjera.

Accessibility Menu