Më 19.09.2026, rreth orës 21:35, në SPB Kumanovë është raportuar se në autostradën Kumanovë–Shkup, në drejtim të Shkupit, në zonën e fshatit Agaqoji, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti pasagjerësh „Mercedes“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.M. (65) nga Shkupi dhe një automjeti pasagjerësh „Opel Corsa“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.N. (27) nga Shkupi.
Në vendin e ngjarjes kanë humbur jetën bashkudhëtarët e automjetit „Opel Corsa“, V.N. (49) dhe L.M. (71), nga Shkupi. L.N. (48), bashkudhëtare në automjetin „Opel Corsa“, ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtari B.N. (28) dhe S.N. (27), nga Shkupi, kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup.
Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip i SPB Kumanovë, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, shoferi i automjetit të pasagjerëve „Mercedes“, M.M., është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës.