Sot (20.07.2025), një helikopter policor i tipit Bell-412 nga Departamenti për Njësi Ajrore veproi mbi zjarrin në fshatin Niviçino, Vasilevë.
Për shkak të përhapjes së zjarrit dhe rrezikut që paraqiste ndaj uikend shtëpizave dhe personave që vepronin në shuarjen e tij, helikopteri policor me fluturime precize veproi në afërsi të rrugës dhe objekteve të rrethuara nga zjarri, me qëllim që të sigurohet kalim i sigurt dhe që ekipet nga terreni të mund të kryejnë evakuimin e personave të rrezikuar dhe të tërhiqen në një zonë të sigurt.