Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aksione kontrolluese në objekte hotelierike në rajonin e Stacionit Policor Tetovë

Aksione kontrolluese në objekte hotelierike në rajonin e Stacionit Policor Tetovë

Mbrëmë (18/19.07.), në periudhën prej orës 22:30 deri në 00:30, nëpunës policorë nga SPB Tetovë, në bashkëpunim me përfaqësues nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, nga Drejtoria e të Ardhurave Publike si dhe nga Inspektorati i Punës, kryen aksion kontrollues mbi baza të ndryshme brenda fushëveprimit institucional në disa objekte hotelierike në rajonin e Stacionit Policor Tetovë.

 

Gjatë kontrollit, nga ana e policisë, në një objekt hotelierik në rrugën “Dimo Gavrovski Kara” në Tetovë u privua nga liria A.O. (28) nga Tetova, tek i cili gjatë kontrollit iu gjet dhe iu konfiskua marihuanë. Gjithashtu, u ndalua edhe një shtetas i huaj, G.I. (30) nga Republika e Shqipërisë, për shkak të qëndrimit të paregjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Të dy personat janë ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme, dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve do të pasojnë parashtresa përkatëse.

Accessibility Menu