Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Tre shoferë janë arrestuar për “drejtim të pakujdesshëm të mjetit motorik”

Tre shoferë janë arrestuar për “drejtim të pakujdesshëm të mjetit motorik”

Sot (20.07.), në tre raste të ndara në rajonet e SPB Kumanovë, SPB Tetovë dhe SPB Ohër, janë arrestuar tre persona bazuar në nenin 297-a të Kodit Penal të RMV-së (“drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”).

 

Kështu, në orën 00:07 pranë fshatit Nagoriçanë i Ri, nëpunësit policorë nga SPB Kumanovë privuan nga liria A.T. (41) nga fshati Jaçincë, rajoni i Kumanovës, pasi gjatë kontrollit në trafik, pas ndalimit të automjetit “Mercedes” me targa të Kumanovës që drejtohej nga A.T., u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, me përqindje 1.92 promilë alkool në gjak. Personi u përjashtua menjëherë nga trafiku dhe u mbajt në stacionin policor.

 

Më pas, në orën 00:30 në rrugën „Zhivko Brajkoski“në Gostivar, nëpunës policorë nga Njësia për sigurinë në komunikacionin rrugor në Gostivar, privuan nga liria N.M. (54) nga Gostivari, i cili drejtonte veturën “Citroën” me tabela regjistrimi të Shkupit, nën ndikimin e alkoolit, me 1.77 promilë alkool në gjak.

 

Gjithashtu, në orën 01:40, në rrugën „Partizanska“në Ohër, nëpunës policorë nga SPB Ohër privuan nga liria M.H. (21) nga Shkupi, i cili gjatë kontrollit rrugor, duke drejtuar veturën “Audi” me tabela regjistrimi të Shkupit, u konstatua se kishte 1.78 promilë alkool në gjak. M.H. menjëherë është përjashtuar nga qarkullimi rrugor.

 

Ndaj këtyre personave, pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihet padi penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal - „drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik“.

Accessibility Menu