Më 20.07.2025 në orën 13.55 në rr. "Zhelezniçka" në Shtip, nëpunësit policorë të SPB Shtip e privuan nga liria I.G. (21) nga Shtipi. Gjatë kontrollit të trafikut rrugor, nëpunësit policorë konstatuan se I.G. drejtoi automjetin e pasagjerëve "Pasat" me targa regjistrimi të Shtipit me shpejtësi prej 102 km në orë, në vend ku me shenjë rrugore shpejtësia e lëvizjes është e kufizuar në 50 km në orë. Personi u dërgua në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim sipas nenit 297 - a të Kodit Penal - "Drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik".