Ministria e Punëve të Brendshme njofton se qarkullimi në Pikën Kufitare Tabanoc zhvillohet pa ndërprerje dhe pa ndalime.
Automjetet me targa të huaja te të cilat është evidentuar kundërvajtje rrugore për pagesë, ndalohen më së shumti deri në pesë minuta për rregullimin e detyrimit.
Falë sistemit të vendosur dhe mundësisë për rregullimin elektronik të detyrimit përmes aplikacionit „Qyteti i Sigurt“, procedura është lehtësuar dhe përshpejtuar ndjeshëm.