Dje (23.08.2026), në periudhën nga ora 17:00 deri në orën 22:00, Sektori për Çështje të Trafikut pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme zhvilloi një aksion kontrolli në territorin e mbarë vendit, i orientuar ndaj drejtuesve të biçikletave, mopedëve, motoçikletave, triçikleve dhe katërçikleve.
Gjatë kontrollit janë konstatuar 140 kundërvajtje, prej të cilave 102 kanë të bëjnë me drejtimin e mjetit pa mbajtjen e detyrueshme të pajisjes mbrojtëse – helmetës. Gjithashtu, janë konstatuar dy drejtues që drejtonin mjetin nën ndikimin e alkoolit.
Nga numri i përgjithshëm i kundërvajtjeve, 33 janë konstatuar në territorin e SPB Strumicë, 17 në kompetencë të SPB Tetovë dhe Njësitit Mobil për Sigurinë e Trafikut Rrugor, 15 në SPB Kumanovë, nga 13 në SPB Manastir dhe SPB Ohër, 12 në SPB Veles, 11 në SPB Shkup dhe nëntë në SPB Shtip.
Për kundërvajtjet e konstatuara janë ndërmarrë masat dhe sanksionet përkatëse në përputhje me Ligjin për Sigurinë e Trafikut Rrugor, ndërsa ndaj tetë drejtuesve janë ngritur kallëzime penale në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal.
Si plotësim, gjatë kontrollit janë konstatuar edhe 156 kundërvajtje të llojeve të tjera.
Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me kontrollet e përforcuara të trafikut me qëllim rritjen e sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në trafik.
U bëjmë apel drejtuesve të motoçikletave, mopedëve dhe llojeve të tjera të mjeteve që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut, të përdorin detyrimisht pajisjet mbrojtëse dhe të mos drejtojnë mjete nën ndikimin e alkoolit.