Lidhur me supozimet e paraqitura në opinion se një kandidat për pranim në Shkollën e Mesme të Policisë “7 Maji” nuk është ftuar në testimin e aftësive motorike, edhe pse i ka plotësuar kushtet e përcaktuara në thirrjen publike, Ministria e Punëve të Brendshme i demanton këto supozime.
Procesi i përzgjedhjes ende vijon dhe zhvillohet në disa faza të njëpasnjëshme. Në testimin e aftësive motorike ftohen kandidatët të cilët paraprakisht e kanë kaluar me sukses përzgjedhjen administrative.
Në kuadër të përzgjedhjes administrative, ndër të tjera, konstatohet përmbushja e kushtit që kandidati të ketë së paku sukses të përgjithshëm “të mirë” në dy vitet e përfunduara të arsimit të mesëm dhe të mos i jenë shqiptuar masa pedagogjike në shkollën në të cilën ka përfunduar vitin e parë dhe të dytë.
Në rastin konkret, kandidati nuk është ftuar në testimin e aftësive motorike, sepse nuk e ka kaluar përzgjedhjen administrative, përkatësisht nuk i ka përmbushur të gjitha kushtet që verifikohen në këtë fazë.
Pas përfundimit të të gjithë procedurës, kandidatët do të njoftohen për rezultatin e përzgjedhjes, ndërsa në përputhje me procedurën e paraparë, do t’u mundësohet edhe vështrimi i dokumentacionit.
Ministria e Punëve të Brendshme apelon që të mos publikohen informacione të pasakta dhe të pakonfirmuara para përfundimit zyrtar të procesit. Përzgjedhja zhvillohet në mënyrë profesionale, në përputhje me kriteret e përcaktuara në thirrjen publike dhe me trajtim të barabartë të të gjithë kandidatëve.