Më 10.08.2026, në orën 20:40, në rrugën “11 Tetori”, në zonën e Qendrës në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë privuar nga liria dy të mitur nga Shkupi, të moshës 15 dhe 13 -vjeçare, mbi dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “grabitje” në tentativë, sipas nenit 237, në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal.
Sipas denoncimit, rreth orës 20:00, në bul. “Koço Racin” e kanë sulmuar fizikisht një të mitur 14-vjeçar nga Shkupi dhe kanë tentuar t’ia marrin paratë, por pasi nuk kanë arritur kanë ikur vendngjarja.
Ata janë mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të paraqitet kallëzim përkatës