Më 17.07.2026, në Stacionin Policor Kisella Vodë, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria D.R. (19) nga fsh. Batincë, rrethina e Shkupit, pas kallëzimit paraprak se më 16.07.2026, rreth orës 22:20, në zonën e Qendrës në Shkup, së bashku me persona të tjerë të mitur nga Shkupi, kishte sulmuar fizikisht M.Ç. (19) nga Shkupi. Gjithashtu, nëpunësit policorë nga SPB Shkup zhvilluan bisedë zyrtare në stacion policor me tre të mitur, në prani të prindërve dhe avokatit.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, Njësiti për Krim të Dhunshëm pranë SPB Shkup, drejtuar Prokurorisë Themelore Publike Shkup, do të ngrejë kallëzim penal me procedurë urgjente kundër D.R., mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “dhunë”, sipas nenit 386 të Kodit Penal, ndërsa edhe ndaj personave të mitur do të ngrihet kallëzim penal.