Më 18.07.2026, në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë nga Njësia e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup i privuan nga liria S.B. (21) dhe E.A. (33), të dy nga Shkupi, pasi gjatë bastisjeve të realizuara nga nëpunës policorë të Njësisë për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup në shtëpitë e tyre, me urdhër gjykate, u gjetën dhe u sekuestruan 58 qese me lëndë pluhurore të bardhë dhe një peshore digjitale.
Më 18.07.2026, në fshatin Saraj të Shkupit, nëpunës policorë nga Njësia e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e privuan nga liria M.A. (40) nga fshati Radushë, pasi gjatë një bastisjeje të realizuar nga nëpunës policorë të Njësisë për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup në shtëpinë e tij, me urdhër gjykate, u gjetën dhe u sekuestruan një pistoletë "Glok" e kalibrit 9×19 mm, një karikator dhe 13 fishekë.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.