Sot (17.07.2026), rreth orës 08:00, nëpunës policorë nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri, duke vepruar në përputhje me Planin Operativ për parandalimin e kontrabandës përmes kufirit shtetëror, në zonën e fshatit Tanushë, më saktësisht në vijën kufitare ndërmjet fsh. Tanushë dhe fsh. Mijak, kanë vërejtur persona se si po bënin zhvendosjen dhe shkëmbimin e mallrave në automjetin transportues "Folksvagen" me targa kombëtare të Kosovës dhe në automjetin transportues "Pezho" me targa të Shkupit.
Menjëherë janë ndërmarrë masat dhe veprimet përkatëse për ndalimin e automjeteve dhe identifikimin e personave, me ç'rast është privuar nga liria A.A. (43) nga Shkupi, i cili drejtonte automjetin "Pezho", ndërsa shoferi i automjetit "Folksvagen" është arratisur në drejtim të territorit të Kosovës. Është vendosur koordinimi me pjesëtarët e Policisë së Kosovës – Task Force, të cilët kanë ndërmarrë masa për ndalimin e tij, me ç'rast automjeti ka dalë nga rruga.
Të dy automjetet janë sekuestruar për veprime të mëtejshme. Është njoftuar prokurori publik dhe pas zbardhjes së plotë të rastit, do të parashtrohet parashtresë përkatëse.