Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aksion kontrollues në objekte të hotelierisë në territorin e SPB Tetovë, gjenden drogë dhe thika, ndërsa janë ndaluar katër persona

Aksion kontrollues në objekte të hotelierisë në territorin e SPB Tetovë, gjenden drogë dhe thika, ndërsa janë ndaluar katër persona
 
Më 17/18.07.2026, në periudhën prej orës 23:30 deri në 02:00, nëpunësit policorë të SPB Tetovë zhvilluan një aksion kontrollues në objekte hotelierike në territorin e SPB Tetovë, me ç'rast janë gjetur drogë dhe thika, ndërsa janë privuar nga liria katër persona.

Gjatë ushtrimit të kontrollit në një objekt hotelierik në Tetovë, gjatë verifikimit të pjesës së pasme të objektit, janë gjetur dy qese me lëndë pluhurore të bardhë. Gjatë kontrollit në objektet e tjera, u ndalua A.A. (23) nga fsh. Novo Sellë, për shkak se kishte fyer dhe ofenduar nëpunësit policorë. Ndërsa E.R. (29) nga fsh. Kamenjan, S.A. (24) nga Gostivari dhe S.J. (59) nga fsh. Reçicë e Madhe janë privuar nga liria, për shkak se u janë gjetur thika. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime përkatëse.

Accessibility Menu