Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Zbardhen veprat penale "Vjedhje e rëndë në mënyrë të pacipë" dhe "Dhunë" në Shkup u privuan nga liria dy persona

Zbardhen veprat penale "Vjedhje e rëndë në mënyrë të pacipë" dhe "Dhunë" në Shkup u privuan nga liria dy persona
Më 07.08.2025, nëpunësit policorë të NJSSh Gazi Babë pranë SPB Shkup i privuan nga liria G.K. (39) dhe R.M. (41), të dy nga Shkupi, sepse më 03.08.2025 në Shkup, në territorin e Gazi Babës, personit D.L. me përdorimin e forcës i morën një zinxhir ari.

Pas ndërmarrjes së masave nga nëpunësit policorë, G.K. dhe R.M. u privuan nga liria, u krye identifikimi nga ana e të dëmtuarit dhe ndaj tyre, në koordinim me PTHP -Shkup, është ngritur kallëzim penal me procedurë të shpejtë nën dyshimin se kanë kryer veprat penale "Vjedhje e rëndë në mënyrë të pacipë" dhe "Dhunë" dhe do të nxirren para gjykatësit kompetent.

Accessibility Menu