Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohen nga liria shoferë në Dellçevë dhe në rajonin e Gostivarit, drejtonin automjete nën ndikimin e alkoolit dhe me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar

Privohen nga liria shoferë në Dellçevë dhe në rajonin e Gostivarit, drejtonin automjete nën ndikimin e alkoolit dhe me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar

Më 08.08.2025, në orën 12:00, në Dellçevë, nëpunës policorë nga NJPB Dellçevë kanë privuar nga liria P.K. (32) nga Radovishi. Gjatë kontrollit të trafikut rrugor me radar është konstatuar se P.K. ka drejtuar automjetin “Mercedes” me targa të Shkupit jashtë zonës së banuar me shpejtësi 133 kilometra në orë në një vend ku me shenjë komunikacioni shpejtësia është e kufizuar në 60 kilometra në orë.

Më 08.08.2025, rreth orës 23:30, në fshatin Rostushë, rajoni i Gostivarit, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar kanë privuar nga liria N.S. (42) nga Ohri. Ai me një motoçikletë “Suzuki” me targa të Ohrit ka shkaktuar një aksident rrugor, dhe gjatë ndërmarrjes së masave dhe testimit të alkoolit u konstatua se N.S. ishte nën ndikimin e alkoolit, me 1.86 promilë alkool në gjak.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të dyve do të ngrihen kallëzime sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.

 
 
 
 
 

 

Accessibility Menu