Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Bastisje në rrethinën e Gostivarit, u gjet drogë, arrestohet një person

Bastisje në rrethinën e Gostivarit, u gjet drogë, arrestohet një person

Më 09.08.2025, në orën 22:40, në fshatin Banjicë e Poshtme, Gostivar, nëpunës policorë  nga NJPB Gostivar e privuan nga liria O.B. (43) nga fshati Banjicë e Poshtme. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, në ambientet ndihmëse dhe në një lokal të tij në fshat, i kryer me urdhër gjykate, u gjet dhe u sekuestrua një substancë pluhur e bardhë si dhe sende me mbetje të kësaj substance pluhur të bardhë.

Personi u mbajt në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Accessibility Menu