SPB Manastir ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Manastir kundër M.M. (39) nga Resnja dhe I.B. (19) nga Resnja, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e dy veprave penale “vjedhje e rëndë”, si dhe kundër D.N. (29) nga Manastiri dhe M.Xh. (27) nga Ohri, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “fshehje”.
I denoncuari i parë pari dhe i denoncuari i dytë, në periudhën nga 01.02.2025 deri më 23.04.2025, në dy raste kanë kryer “vjedhje të rëndë”, ku në një segment nga Manastiri deri në fshatin Kremenica kanë marrë një sasi të madhe të akumullatorëve, pronë e Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore – Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut.
Ndërsa i denoncuari i tretë dhe i denoncuari i katërt kanë blerë këto sende për një shumë të caktuar, edhe pse kanë ditur se ato janë me prejardhje nga një vepër penale dhe nuk e kanë denoncuar në MPB.
Në këtë mënyrë, të denoncuarit kanë shkaktuar dëme materiale në vlerë prej 10,606,746 denarë. Gjykatësi i procedurës paraprake ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të denoncuarin e parë dhe të dytin.