Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Arrestohen dy shoferë në territorin e SPB Manastir për shkak se drejtuan automjetet nën ndikimin e alkoolit

Arrestohen dy shoferë në territorin e SPB Manastir për shkak se drejtuan automjetet nën ndikimin e alkoolit
Më 06.08.2025 në orën 20:46, nëpunësit policorë të Stacionit Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Manastir e privuan nga liria S.F. (32) nga Manastiri. Gjatë kontrollit të komunikacionit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet "Mercedes" me targa të Manastirit, të cilin e drejtonte S.F., dhe pas ndërmarrjes së masave, u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 1.84 promilë alkool në gjak.
 
Më 07.08.2025 në orën 01.25, nëpunësit policorë të Stacionit Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Manastir arrestuan N.A. (41) nga Franca. Gjatë kontrollit të trafikut, nëpunësit policorë ndaluan një automjet ,,Mercedes’’ me targa të huaja, të drejtuar nga N.A., dhe pas ndërmarrjes së masave, u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 1.54 promilë alkool në gjak.
 
Ata u ndaluan në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të ngrihen akuza përkatëse sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "Drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik".

Accessibility Menu