Më 07.10.2026, në orën 18:00, në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunësit policorë e kanë privuar nga liria P.R. (62) nga Austria. Gjatë kontrollit kufitar dhe kontrollit të automjetit kamper “Fiat” me rimorkio, me targa kombëtare austriake, të cilin e drejtonte, janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë gazi, një revolver, një paketim me 90 diabola dhe një paketim me 22 kapsolla iniciuese. Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa personi i është dorëzuar nëpunësve policorë të SPB Kumanovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës.