Pas publikimeve në një pjesë të mediave se më 07.10.2026, në zonën e Shkupit, dy persona ishin sulmuar fizikisht nga nëpunës policorë gjatë veprimeve të tyre, me ç’rast, sipas pretendimeve të tyre, u ishte dëmtuar edhe automobili, ministri i Punëve të Brendshme urdhëroi Departamentin e Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale për ta hetuar rastin.
Departamenti po ndërmerr masa dhe veprime për konstatimin e plotë të gjendjes faktike dhe të rrethanave të ngjarjes, si dhe për konstatimin e përgjegjësisë eventuale të nëpunësve policorë të përfshirë.
Pas konstatimit të gjendjes faktike, do të ndërmerren masat përkatëse në përputhje me rregulloret ligjore, ndërsa opinioni do të informohet me kohë