Më 27.10.2026, në orën 12:35, në rrugën rajonale Demir Kapi – Negotinë, pranë vendit të quajtur „Ostrovë“, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare Mihajllovë, në kuadër të Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare – Jug, e kanë privuar nga liria P.M. (40), shtetas i Shqipërisë. Gjatë kontrollit të një automjeti udhëtarësh „Volkswagen Touran“, me targa shqiptare, të cilin e drejtonte, janë gjetur tetë emigrantë, nga të cilët dy të mitur, sipas deklarimeve të tyre Afganistani.
Ai është mbajtur në Stacionin Policor të Negotinës, ndërsa emigrantët janë shoqëruar në Qendrën e Pranimit dhe Tranzitit në Gjevgjeli. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.