Më 25.10.2026, në periudhën nga ora 12:00 deri në orën 18:00, Sektori për Çështje të Trafikut pranë MPB-së zhvilloi një aksion kontrolli në territorin e mbarë vendit, me qëllim kontrollimin e shoferëve dhe automjeteve.
Gjatë kontrollit janë konstatuar 51 kundërvajtje lidhur me automjetet, nga të cilat janë shqiptuar 19 masa për automjete me parregullësi teknike, shtatë për drejtim me leje qarkullimi të skaduar.
Sa u përket shoferëve, janë konstatuar 231 kundërvajtje, nga të cilat 49 për parkim të parregullt, 49 për mosvendosje të rripit të sigurisë, 14 nga shoferë fillestarë dhe 10 për përdorimin e telefonit celular gjatë vozitjes.
Katër persona janë privuar nga liria dhe dy automjete janë sekuestruar përkohësisht për shkak të kryerjes së veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – „Drejtimi i pakujdesshëm i automjetit motorik“.
Aksionet e kontrolleve do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, me qëllim rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e pjesëmarrësve dhe pasagjerëve në trafik.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, me çka së bashku do të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.