Më 28.10.2026, në orën 16:05, në Koçan, nëpunës policorë të NJPB Koçan e privuan nga liria A.A. (37) nga Koçani. Më herët, ai ishte përfshirë në një aksident rrugor me një automjet pasagjerësh, me targa të Koçanit dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa pas ndërmarrjes së masave ishte gjetur me ç'rast ishte konstatuar se e drejtonte pa e fituar të drejtën e drejtimit të mjetit motorik dhe me leje qarkullimi të skaduar.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të saj, do të vijojë kallëzimi përkatës.