Sot (28.10.2026), në orën 15:35, në SPB Shkup, S.V. (63) nga Shkupi ka denoncuar se ishte sulmuar fizikisht nga dy persona, të cilët ia kishin marrë çantën me të holla, dokumentet personale, telefonin celular dhe sende të tjera personale, pas së cilës ishin larguar.
Menjëherë pas denoncimit, nga nëpunës policorë të uniformuar të Stacionit Policor me Kompetenca të Përgjithshme – Gjorçe Petrov pranë SPB Shkup janë ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse, pas së cilave personat janë gjetur dhe privuar nga liria. Është konstatuar se bëhet fjalë për A.H. (19) dhe një të mitur 15-vjeçar, të dy nga Shkupi. Personat janë dorëzuar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzim penal përkatës.