Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Gjendet drogë në rrethinë të Kërçovës, privohen nga liria dy persona, është ngritur kallëzim penal

Gjendet drogë në rrethinë të Kërçovës, privohen nga liria dy persona, është ngritur kallëzim penal
Më 11.08.2026, në orën 21:30, në fshatin Sërbjan, rrethina e Kërçovës, nëpunës policorë të SPB Kërçovë i privuan nga liria I.B. (43) dhe A.L. (29), të dy nga Kërçova. Më parë, nëpunësit policorë i kishin dhënë shenjë ndalimi një automjeti të udhëtarëve, „Pëzho“, me targa të Kërçovës, të cilin e drejtonte I.B., ndërsa pasagjer ishte A.L., me ç'rast ata kanë hedhur nga dritarja e automjetit një paketim me lëndë të bardhë pluhurore, e cila është gjetur dhe sekuestruar.
Gjatë ndërmarrjes së masave, gjithashtu është konstatuar se I.B. e ka drejtuar automjetin gjatë kohës së ndalimit aktiv për drejtimin e mjetit motorik të kategorisë B. Për rastin është njoftuar prokurori publik, me urdhër të të cilit automjeti është sekuestruar. NJPB Kërçovë, drejtuar PTHP Kërçovë, ka ngritur kallëzim penal, pas çka nga gjykatësi i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore të Kërçovës u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh dhe
janë shoqëruar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Manastirit për vuajtjen e masës.

Accessibility Menu