Sot (12.08.2026), nëpunës policorë të Njësisë për Parandalim pranë SPB Shkup, Seksioni për Parandalim pranë SPB Veles, NJPB Kavadar dhe SPB Shtip, në disa lokacione në Shkup, Kavadar, Koçan, Vinicë, Shtip, Dellçevë dhe Veles, realizuan aktivitete parandaluese rrugore, me theks të veçantë në sigurinë e këmbësorëve, nevojën për përdorimin e rripave të sigurisë, informimin e qytetarëve për rreziqet e përdorimit të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, si dhe detyrimin e drejtuesve të motoçikletave dhe trotinetëve elektrikë për mbajtjen e helmetës mbrojtëse. Këmbësorëve, si pjesëmarrës aktivë në trafik, u tha se janë të obliguar që t'i respektojnë rregullat dhe rregulloret rrugore, rrugën ta kalojnë në vendkalimet e shënuara për këmbësorë, duke mos përdorur kufje dhe telefona celularë, të jenë të kujdesshëm, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes kur lëvizin në lokacione të pandriçuara, si dhe u dhanë një sërë këshillash të tjera me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore dhe ndikimit në rritjen e sigurisë së tyre, por edhe të të gjithë pjesëmarrësve të tjerë në trafik. Në kuadër të aktiviteteve parandaluese u shpërnda edhe material i shtypur edukativ.
Nëpunës policorë të SP Berovë dhe ZP Gradsko realizuan aktivitete parandaluese për mbrojtjen nga zjarret, ku qytetarëve u theksua nevoja për sjellje të kujdesshme dhe të përgjegjshme, me qëllim të uljes së rrezikut nga shpërthimi i zjarreve në pyje dhe në ambiente të hapura. Theks i veçantë iu vu shmangies së ndezjes së zjarreve, moshedhjes së bishtave të cigareve dhe detyrimit që, nëse vërejnë zjarr, ta raportojnë menjëherë në numrin telefonik 112.
Qytetarëve iu shpërnda edhe material i shtypur edukativ, i përgatitur në bashkëpunim me NP “Pyjet Kombëtare”, me njoftim për respektimin e ndalimit për lëvizje në pyje, që është në fuqi deri më 31.08.2026.
Nëpunës policorë të NJP Çashkë, Njësia për Parandalim pranë SPB Shkup dhe Seksioni për Parandalim pranë SPB Shtip, sot realizuan gjithashtu aktivitete parandaluese për mbrojtjen nga vjedhjet. Gjatë këtyre aktiviteteve, qytetarëve iu shpjeguan mënyrat se si mund të mbrohen dhe të rrisin nivelin e sigurisë personale dhe të pronës.