Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohen nga liria pesë persona në Shkup, zbardhen dy grabitje, vijojnë kallëzimet

Privohen nga liria pesë persona në Shkup,  zbardhen dy grabitje, vijojnë kallëzimet
Nëpunës policorë të SPB Shkup privuan nga liria pesë persona në lidhje me dy vepra penale, të denoncuara më 09.08.2026. Në koordinim me SPB Tetovë, nga liria janë privuar J.J. (24), A.O. (22) dhe A.A. (24), të gjithë nga Gostivari, për shkak të dyshimit se më 09.08.2026, rreth orës 04:00, në afërsi të parkut të qytetit në Shkup, e kanë sulmuar V.O. (23) nga Austria dhe kanë tentuar t’ia marrin paratë dhe sendet personale, me ç’rast njëri prej tyre i ka shkaktuar prerje.
Gjithashtu, është zbardhur vepra penale “grabitje”, e kryer më 09.08.2026 në sheshin “Maqedonia” në Shkup, ndaj S.H., të cilit, sipas denoncimit, i është marrë një çantë me dokumente dhe para. Menjëherë pas marrjes së denoncimit, nëpunësit policorë nga DÇK Qendër dhe Bit Pazar ndërmorën masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit, ndërsa nga liria janë privuar A.A. (18) dhe A.S. (19), të dy nga Shkupi.
Pas dokumentimit të rasteve, do të paraqiten kallëzime përkatëse..

Accessibility Menu