Më 13.08.2026, SPB Strumicë është njoftuar se rreth orës 23:30, në rrugën magjistrale Strumicë – Vendkalimi kufitar Novo Sellë, në zonën e fsh. Turnovë, ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve “Seat Leon”, me targa të Strumicës, i drejtuar nga S.B. (29) nga Strumica dhe një motoçiklete pa targa, e drejtuar nga A.D. (19) nga fsh. Ilovicë.
Në aksident, si pasojë e plagëve të marra, në vendngjarje ka ndërruar jetë 19-vjeçarja K.J., bashkudhëtare në motoçikletë. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore. Ndërkaq drejtuesi i motoçikletës, A.D., ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore në Strumicë.
Prokurori publik dhe një ekip hetimor i SPB Strumicë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes, në ç'rast drejtuesit të automjetit “Seat” i është bërë alkotestimi dhe është konstatuar se ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1,75 promilë alkool në gjak, pas çka është privuar nga liria. Gjithashtu, është konstatuar se drejtuesi i motoçikletës, A.D., e ka drejtuar motoçikletën e paregjistruar dhe para se fitojë të drejtën e drejtimit të mjetit motorik. Gjatë shqyrtimit të vendngjarjes, qarkullimi në rrugën magjistrale Strumicë – VK Novo Sellë, te fsh. Turnovë, ka qenë i ndërprerë në të dy drejtimet nga ora 00:00 deri në orën 02:30.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerës është dorëzuar për autopsi.