Sot, në shkollën e mesme "Shaip Jusuf" u mbajt një takim informativ, i organizuar nga SPB Shkup dhe OSBE, me gjimnazistët që duan të vazhdojnë karrierën e tyre në polici dhe të bëhen nëpunës policorë.
Projekti është pjesë e procesit të motivimit të të rinjve për të vazhduar karrierën e tyre në polici dhe për t'u inkuadruar profesionalisht në sigurinë e atdheut të tyre dhe të afërmve të tyre.
Takimi u mbajt në Shuto Orizarë me qëllimin përfundimtar që të rritet numri i nëpunësve policorë romë dhe po kështu të avancohet kohezioni social si në institucion ashtu edhe në shoqëri.
Me kandidatët biseduan kryeshefi i Policisë së Shkupit Sasho Topallovski, nëpunësit policorë dhe përfaqësuesit e OSBE-së, të cilët ua shpjeguan vështirësitë dhe anët pozitive të mundësisë e të qenit nëpunës policor.
Kandidatëve të interesuar u dhanë edhe fletushka informative.
.