Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kallëzim penal për keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe keqpërdorimin e të dhënave personale

Kallëzim penal për keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe keqpërdorimin e të dhënave personale

SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër A.P. (68) nga Manastiri për shkak të ekzistimit së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "Keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar" dhe kundër M.D. (60) nga Resnja për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "Keqpërdorimi i të dhënave personale". E denoncuara e parë, si drejtore e Institucionit Publik Shëndetësor - Spitali i Specializuar Oteshevë, gjatë viteve 2022 dhe 2023 ka lidhur tre kontrata pune me një person nga Resnja, nga të cilat ajo ka nënshkruar vetëm dy, ndërsa e treta është nënshkruar nga një person i tretë, për angazhimin e tij për kryerjen e veprimtarive ndërtimore, por personi nuk ka qenë i pranishëm dhe i angazhuar fare në institucion. Gjithashtu, e denoncuara e parë, duke përdorur tokenin e dhënë, gjatë periudhës së theksuar ka miratuar dhe nënshkruar urdhërpagesat nga llogaria bankare e institucionit, për një shumë të përgjithshme prej 145.904 denarë, me ç’shumë shumë i ka shkaktuar dëm Ministrisë së Shëndetësisë.

 E denoncuara e dytë, si avokate dhe këshilltare për burime njerëzore, i ka përgatitur tre kontratat konkrete të punës, ndërsa pa pëlqimin e personit, ka përdorur të dhënat e tij personale dhe numrin e llogarisë së transaksioneve bankare, me çka përmes pagesës së mjeteve finaciare, në bazë të shërbimeve të kryera në mënyrë fiktive, i ka shkaktuar dëm institucionit në shumën prej 145.904 denarëve.

Accessibility Menu